Urdhëri i internimit për Lef Nosin në 1910 si drejtor i gazetës Tomorri

Apr 24, 2021 | 0 comments

Urdhëri për arrestimin e Lef Nosit në kohën që botonte gazetën “Tomorri

Origjinali në osmanisht përthyer nga Ermal Xhemal Nurja

________________________________________________________________

Ministria e Luftës

Zyra e Protokollit

Numri dokumentit 910

Shkurtimisht: në lidhje me dënimin me internim të pronarit të gazetës Tomorri

Shkresa e të përvuajturit

Ju parashtrojmë aktin e datës 24 gusht 1910 me numër 87, hartuar nga gjyqi ushtarak i Dibrës së Lartë për gjendjen e jashtëzakonshme, referuar nga kryesia e gjyqit në fjalë, ku kërkohet marrja vendimit në lidhje me artikuj të natyrës provokative, botuar në gazetën Tomorri, që botohet në Elbasan me autor Lef Nos Elbasanin, i cili është edhe pronari dhe drejtori i botimit të gazetës në fjalë. Bëhet fjalë për artikullin kundër forcave ushtarake në Shqipërinë e Jugut. Bazuar në pikën 17 të Rregullores së Botimeve dhe pikën e fundit të nenit 66 të Kodit Penal kërkohet dënimi i tij me internim në një vend përtej detit dhe mos të lejohet të punojë më shtypshkronja e Komitetit të Bashkimit që është shndërruar në mjetin e botimit të artikujve të tillë të dëmshëm.  

Ju parashtrojmë këtë shkresë që të na njoftoni opinionin tuaj të lartë në lidhje me nenet ligjore të cituara më sipër pas shkresës së Ministrisë së Brendshme në lidhje me shtypshkronjën e Komitetit Bashkimi dhe komunikimit me Komandën e Lartë Ushtarake të vilajetit të Kosovës dhe në varësi të përfundimit të këtij procedimi, do të urdhërohen organet përgjegjëse mbi masat që duhet të marrin ndaj të sipërpërmendurit, pronarit dhe drejtorit të shkrimeve të gazetës Tomorri. Urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të cështjeve.

Data 8 shtator 1910 

Ministri i Luftës (firma)

 

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e administratorit të faqes ose autorit.
Share This