Orientim i MJ Osmane për ndërhyrje pranë Papatit për përzgjedhjen Kryepeshkopit të Shkodrës nga kombësia shqiptare. 1910

Apr 25, 2021 | 0 comments

Dokument ku Ministria e Jashtme osmane orienton ambasadën osmane në Romë të ndërhyje tek Papati që Kryepeshkopi i Shkodrës të zgjidhet nga kombësia shqiptare.

_____________________________________________________________________________________

Porta e Lartë

Ministria e Punëve të Jashtme

Drejtoria e përgjithshme e cështjeve politike

Zyra e departamenteve dhe vilajeteve

Kryeministrisë

I përvuajturi parashtron:

Njoftohemi nga ana e vilajetit të Shkodrës me shkresën përkatëse se pas daljes në pension të kryepeshkopit të vilajetit të Shkodrës, nënshtetasit austriak, monsinjor Paskual Guerinit, po bëhen përpjekje që të zëvendësohet me një tjetër klerik austriak. I lartpërmenduri, imzot Guerini u emrua në kryepeshkopatë para 31 vjetësh dhe prej asaj kohe thuhet se në mesin e shqiptarëve nuk ekziston asnjë kandidat që përmbush kushtet e nevojshme për këtë post. Për personin në fjalë fermani i sulltanit u tërhoq nga ambasada austriake në Stamboll dhe kjo ka ndodhur edhe me fermanet e emrimeve të peshkopëve të tjerë shqiptarë të caktuar në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Ashtu sic qartësohet në shkresat e vilajetit të Shkodrës në kohën që u emrua monsinjor Guerini, pra përpara 31 vjetësh fermani për emrimin e tij u tërhoq nga ambasada austriake në Stamboll. Kjo praktikë zbatohet që nga ajo kohë dhe megjithëse në fakt nuk është e pakompromentueshme për interesat e shtetit konsiderojmë të pamundur refuzimin e kësaj praktike duke pasur parasysh disa nene të marrëveshjes me perandorinë austrohungareze dhe shembujt e shumtë të tillë që kanë marr natyrën e zakonshmërisë. Për shembull peshkopët Traki, Bijanku dhe Mjeda janë të gjithë nënshtetas osmanë, por megjithatë fermanet për emrimet e tyre janë dhënë përmes ambasadës austrohungareze në Stamboll. Pasi është trajtuar nga ky pikëvështrim ky dimension i çështjes, po kaloj tek thelbi i temës sonë të diskutimit. Natyrisht që dëshirojmë që peshkopi që do të zëvendësoj monsinjor Guerinin të jetë nga kombi shqiptar edhe nëse nuk është nënshtetas osman. Duke përfituar nga përmirësimi më i madh i marrëdhënieve mes papatit dhe portës së lartë këto kohët e fundit, të jepet njoftim ambasadës osmane në Romë që të nxisë dhe synojë që papa i nderuar të përzgjedh monsinjorin e ardhshëm brenda dëshirës sonë së mësipërme. Nga ana tjetër t’i shkruhet shkresë vilajetit të Shkodrës që përmes parisë së komunitetit katolik të Shkodrës të informojnë emrat e tre kandidatëve shqiptarë që do të zëvendësojnë të ndjerin Guerini. Parësi të kenë ata me nënshtetësi osmane dhe nëse nuk ka të tillë edhe me nënshtetësi të huaj. Në varësi të përgjigjes që do të vijë nga vilajeti në fjalë, të dërgohen emrat në ambasadën osmane në Romë që t’i kërkojë shkëlqesisë së tij papës në formë lutje të zgjedh njërin nga kandidatët e mësipërm. Nëse gjithë këto veprime konsiderohen të përshtashme nga ana juaj, mbetet që të pajisemi me lejen e sadrazamit. Fermani dhe urdhri i takojnë të zotit të çështjeve. Data 22 mars 1910

Në emër të Ministrit të Punëve të Jashtme, këshilltari Ministrit

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e administratorit të faqes ose autorit.
Share This